Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj urdhëron zbatimin e menjëhershëm të taksës 100 për qind ndaj Serbisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj urdhëron zbatimin e menjëhershëm të taksës 100 për qind ndaj Serbisë

Ramush Haradinaj ka shkruar për vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe nga Bosnja e Hercegovina. Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar për vendimin e sotëm të Qeverisë, që të vendosët taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe. “Nga sot masë 100% ndaj Serbisë! Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks. Poashtu, Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë poashtu menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …