Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, para ka paraqitur fjalën e tij para deputetëve ku ka arsyetuar punën e Qeverisë dhe është shprehur kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë është larguar salla e Kuvendit të Kosovës, ku po pritet të votohet mocioni. Në fjalimin e mbajtur, Mustafa ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai, ka bërë një punë të mirë. Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se mocioni i mosbesimit, është një pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese. “Është një tendencë që keqpërdorimet të cilat janë krijuar nga qeveritë e kaluara ti veshen kësaj qeverie. Kjo sjellje është e papranueshme. Përmes mocionit po tentohet destabilizimi i vendit dhe krijimi i vakuumit institucional e po ashtu fshehja e aferave të dëmshme politike”, ka thënë Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …