Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv Al Xhazira për nxitje të dhunës në Jeruslaem dhe tha se do ta dëbojë atë nga Izraeli. Rrjeti me seli në Katar dhe mediat e tjera kanë mbuluar dhunën, e cila ka shpërthyer pasi palestinezët kanë kundërshtuar masat e ashpra të sigurisë pranë kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Vendi konsiderohet i shenjtë edhe nga myslimanët, edhe nga hebrenjtë. Tre izraelitë dhe katër palestinezë kanë vdekur nga dhuna qysh në fundjavë. “Rrjeti Al Jazeera vazhdon të nxisë dhunë rreth Malit të Tempullit”, tha Netanyahu duke iu referuar lokacionit të shenjtë. “Kam folur disa herë me autoritetet e sundimit të ligjit për të kërkuar mbylljen e zyrës së Al Xhazirës në Jerusalem. Nëse kjo nuk ndodh për shkak të interpretimit ligjor, unë do të punoj për miratimin e legjislacionit për dëbimin e Al-Xhazires, tha Netanyahu. Izraeli vazhdimisht e ka akuzuar Al Xhazirën për anim në mbulimin e konfliktit izraelito-palestinez.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …