Gati dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Uashingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem, kryeministri Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi. Organizimi do të mbahet sot me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri hebraik”. Video-mesazhi i Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …