Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë që një kryeministër në detyrë i një aleati të rëndësishëm perëndimor po akuzohet për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit nga një gjykatë ndërkombëtare, ka shkaktuar përçarje mes udhëheqësve botërorë. Shtëpia e Bardhë kundërshtoi vendimin, duke thënë se gjykata nuk ka juridiksion mbi këtë çështje, ndërkohë që zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian thanë se vendimi paraqet detyrim ligjor për të gjithë anëtarët e saj. Kryeministri izraelit Netanyahu e quajti lëshimin e urdhër-arrestit “falimentim moral”. Vendimi i gjykatës kryesore ndërkombëtare për krime lufte për të lëshuar urdhër-arrest ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish Ministrit të tij të Mbrojtjes, Joav Gallant, për luftën 13 muajshe në Gazë nxiti të premten reagime të shumta. Gjykata Ndërkombëtare Penale i akuzoi dy zyrtarët izraelitë për përdorimin e “urisë si mjet lufte” duke kufizuar ndihmën humanitare dhe duke vënë qëllimisht në shënjestër popullsinë civile gjatë luftës së Izraelit në Gazë, e cila filloi pas sulmit të Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …