Kryeministri izraelit: Izraeli nuk e harron ndihmën e shqiptarëve

Izraeli nuk e harron ndihmën që
shqiptarët kanë dhënë për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështu citohet
të ketë thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Ai ka pritur në
Tel-Aviv kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilit i shprehu mirënjohjet më të
larta. “Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë”, u shpreh Netanjahu, i cili nënvizoi
faktin se S
hqipëria
ishte i vetmi vend që kishte më shumë henre gjatë Luftës së Dytë Botërore, se
më parë. Sipas kryeministrit izraelit “gjatë holokaustit, Shqipëria mbrojti
hebrenjtë, duke refuzuar t’ua dorëzonte nazistëve”. Të dy krerët e Qeverive nënshkruan
dy marrëveshje bashkëpunimi, për të cilat u tha se shënojnë 25-vjetorin e marrëdhënieve
diplomatike mes dy vendeve. Siç shkruan gazeta ‘Jerusalem Post’, shqiptarët,
pjesa më e madhe e të cilëve myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar
hebrenjtë, përfshi edhe ata të larguar nga vendet e tjera. 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …