Kryeministri i Kosovëd, Ramush Haradinaj - deputetëve të LDK-së: Marre ju koftë!

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se asnjë germë nuk po i hiqet ligjit për demrkacionin

Sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, situata duket e tensionuar. Kryeministri, Ramush Haradinaj në një adresim para deputetëve tha se Projektligji që ka ardhur para deputetëve e ratifikon Marrëveshjen e Demarkacionit të gushtit të vitit 2015. Asnjë germë nuk po i hiqet ligjit…”, tha Haradinaj, duke aluduar se do ta përkrahin demarkacionin vetëm nëse në të përfshihet edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, me të gjeturat e reja. Pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Haradinaj ka reaguar shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se dihet kush është tradhtar e kush patriot. Që tri vite është prolonguar kjo çështje.  E lus kryeministrin të jetë i kujdesshëm kur t’i drejtohet 27 deputetëve, që janë parti më e madhe se partia e tij, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …