Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Gjendja në arsim nuk është e mirë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Gjendja në arsim nuk është e mirë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se gjendja në arsim nuk është e mirë. Sipas tij për këtë sektor duhet shumë punë. Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas një takimi  me ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi. “Sektori i energjisë na ka marr shumë punë, por tash e kemi në prioritet arsimin. Vlerësimi i testit PISA që do të mbahet prill ose maj, një pjesë e përgjegjësisë bie për këtë për kryetarët e komunave, drejtorët e arsimit e deri tek arsimtaret”, ka thënë Haradinaj. Ai ka folur edhe për sigurinë dhe dukurinë e  përdorimit të drogës  nëpër shkolla. Sipas tij, ende vazhdon prania e qytetarëve  që shpërndajnë drogë në shkolla ndërsa ka folur edhe për paralajmërimet për greva nga mësimdhënësit. Haradinaj tha se rritja e pagave 4 përqind është në kuadër premtimit. “Premtimi elektoral për paga po, por edhe përgjegjësia duhet kërkuar”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …