Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Amerikë bashkë me krerët tjerë të shtetit, ka takuar në ambasadën tonë në Uashington shqiptarë të Amerikës dhe zyrtarë të lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
”Në shtëpinë tonë, në Washington, ishim bashkë me shqiptarët e Amerikës, më meritorët për lirinë dhe ecjen tonë drejt konsolidimit të shtetit. Kosova është me fat që i ka njerëzit e vet në ShBA, të cilët e realizojnë ëndrrën amerikane dhe njëkohësisht e mbështesin fuqishëm atdheun e tyre. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë, takova miqtë tanë nga Departamenti i Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, Zëvendës Ndihmës Sekretaren, Laura Cooper dhe Drejtorin për çështjet jug-qendrore europiane, Matthew Palmer. Pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me ShBA-në. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social