Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj premton mbështetje për goranët në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj premton mbështetje për goranët në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se do të punojë në krijimin e mundësive sa më të mira dhe të lehta për jetesë për të gjitha komunitetet në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin goran, si dhe shprehu përkushtimin e tij për të trajtuar kërkesat e tyre. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me një delegacion të komunitetit goran të Kosovës, të udhëhequr nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha. Përfaqësuesit e komunitetit goran parashtruan shqetësimet e tyre që lidhen me jetën e përditshme në zonat e thella malore, ku jeton kryesisht ky komunitet. Papunësia, infrastruktura e dobët, mungesa e shërbimeve adekuate shëndetësore, janë theksuar si brengat kryesore të këtij komuniteti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …