Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar të krishterët me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Në urim thuhet: Të gjithë qytetarëve të Kosovës që besojnë në krishterim, Gëzuar për shumë mot krishtlindjet ortodokse. Me këtë rast i uroj edhe miqtë tanë që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks. Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve kosovarë por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre si dhe hyjnoren brenda tyre! Krishtlindjet ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …