Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritutr në një takim Bekim Jasharin, djalin e Heroit të Kosovës, Hamëz Jashari, me ç’rast vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, tani edhe në paqe familja Jashari janë duke dhënë kontribut në shtet-ndërtimin e Kosovës. Ai e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit dhe për dinamikën e re në agjendën shtetërore. Po ashtu, kryeministri Haradinaj vlerësoi hapin e ndërmarrë të Bekim Jashari, për kandidimin e tij për të udhëhequr me komunën e Skenderajt.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …