Në një intervistë për gazetën autoritative, “The Guardian”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se negociatat me Serbinë kanë hyrë në një rrugë qorre, ndërsa ka ripërsëritur se ndërmjetësi evropian, Miroslav Lajçak, ka humbur neutralitetin e tij. Kurti, kësaj radhe ka treguar edhe detaje të pathëna më parë, brenda tryezës së bisedimeve. Ai ka bërë të ditur se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e fyen atë dhe se ndërmjetësi Lajçak nuk bën përpjekje që ta ndërpresë e as ta dënojë. Vuçiqi më ofendon dhe më shan në serbisht shumë shpesh, gjatë këtyre dy viteve. U kam kërkuar ndërmjetësve ta ndërpresin dhe ta dënojnë, por kjo nuk ndodhur kurrë. Vuçiqi ndjehet si një dhunues, të cilit i jepen nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës, kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i Vladimir Putinit, ka saktësuar Albin Kurti, i cili asnjëherë deti tani nuk ka treguar publikisht se shahet e fyhet nga Vuçiqi, gjatë takimeve në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …