Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar paralajmërimet që vijnë nga Serbia e Rusia për ultimatum të ri drejtuar Kosovës

Kryeministri Kurti, ashtu sikur edhe është zotuar, nuk i ka përfshirë veteranët në radhët e përfituesve të pagës minimale

Duke mohuar Qeveritë paraprake dhe duke mos e pranuar ish-Komisionin Qeveritar për  kategoritë e luftës, as rezultatet e atij komisioni, madje as protestat e shumta të veteranëve,  kryeministri Kurti, ashtu sikur edhe ka paralajmëruar, nuk i ka përfshirë veteranët në radhët e përfituesve të pagës minimale në shumë prej 350 euro. Dhe për të qenë ironia e zezë dhe  alla albinçe, këtë e arsyeton si mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së dhe kurrsesi nuk pranon se ka pasur mbi 20 mijë veteranë, pavarësisht vendimeve të komisionit qeveritar, pasi ai, në mënyrë arbitrare, arrogante dhe jashtëligjshëm  nuk i pranon ligjet e vendimet e qeverive paraprake. Realisht janë shpallur 43 mijë veteranë ndërsa 37 mijë prej tyre marrin pensionin në shumë 17o euro dhe nuk janë 60 mijë të shpallur sikur manipulojnë  ministrat  e Kurtit, të cilët madje kanë shprehur hapur se ka qenë më mirë që  Kosovën ta kishin çliruar mercenarët, të cilët do t’ i kishin kushtuar më pak para buxhetit të Kosovës. Dhe, veteranët heshtin e në heshtje sikur e pranojnë përbuzjen e vlerave  të luftës dhe të gjakut të derdhur për liri, por heshtin edhe për faktin se lirinë e Kosovës e çmojnë më shumë, pavarësisht injorimit, përbuzjes, mohimit,  që po u bën qeveria e Kurtit dhe bashkë-qeveritarët e tij, të bindur se vetëvendosja e Kurtit po shkon në vetëfundosje pa kthim, po shkon atje ku kanë shkuar ish partie autoritare dhe ish regjimet antipopullore. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …