Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë zonjën Apostolova, ka thënë se qeveria e re do të rishqyrtojë të gjitha vendimet që ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, mori pas dorëheqjes më 19 korrik 2019. I pyetur për emërimet që kishte bërë Haradinaj në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, sa ishte kryeministër në detyrë, Kurti ka thënë se asnjëri vendim i pas dorëheqjes s’ka statusin e njëjtë me vendimet e para datës 19 korrik. “Të gjitha vendimet të cilat janë marrë pas datës 19 korrik 2019, nuk mund ta kenë statusin e njëjtë para kësaj date. Po i referohem datës kur ish-kryeministri dha dorëheqje. Qeveria e Kosovës, unë si kryeministër, do të kemi rishqyrtim të gjithë kësaj faze pas dorëheqjes së ish-kryeministrit. Me ç’rast konsiderojmë se për të filluar një kapitull të ri në Kosovë duhet të rrisim përgjegjësinë institucionale e ligjore në njërën anë por edhe politike e morale. Dorëheqja është akt moral dhe nuk besojmë se vendimet e emërimet e më pastajme kanë statusin e pëlqyeshëm nëse respektojmë shtetndërtimin demokratik e ligjshmërinë në republikën tonë”, ka thënë ai në konferencën e përbashkët me zonjën Apostollova.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …