leoni

Kryeministri Kurti çmon marrëveshjen, që është nënshkruar mes KEK-ut dhe kompanisë amerikane, General Electric

Kryeministri,  Albin Kurti,  ka shkruar lidhur me marrëveshjen 56.2 milionë, që është nënshkruar dje mes KEK-ut dhe kompanisë amerikane General Electric, për modernizimin e turbinave me avull të Termocentralit Kosova B. Përmes një postimi, Kurti ka thënë se ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 Megavat dhe jetëgjatësinë e Termocentralit Kosova B dhe kjo sipas tij  është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë. Kompania amerikane General Electric që 40 vjet më parë kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të termocentralit Kosova B, katër dekada pas kthehet për t’i modernizuar ato përmes një marrëveshjeje me vlerë 56.2 milionë euro që nënshkruan me Korporatën e Energjisë Elektrike.  Ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 Megavat dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B, pa rritur emetimin e gazrave ndotës dhe nevojën për remonte të shpeshta. Më shumë prodhim, do të thotë më shumë pavarësi energjetike dhe më pak varësi ndaj importeve, më shumë siguri të furnizimit me rrymë dhe më pak shpenzime të buxhetit të shtetit”, ka shkruar, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …