Kryeministri Kurti dhe kancelarja Merkel bisedojnë për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe dialogun me Serbinë

Kryeministri Kurti dhe kancelarja Merkel bisedojnë për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe dialogun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim virtual me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, ku biseduan për bashkëpunimin midis dy vendeve, pastaj për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Merkel rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kurti e ka falënderuar kancelaren për takimin dhe letrën e urimit, me rastin e zgjedhjes kryeministër, si edhe për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, kancelarja Merkel e ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren plebishitare dhe i dëshiroi suksese në qeverisje.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …