Kryeministri, Kurti dhe kryekuvendari, Konjufca morën pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për liritë fetare. Albin Kurti tha me këtë rast se në Kosovë liria e besimit dhe e fesë janë të garantuara, duke shtuar se edhe para miratimit të ligjit respektimi i lirive fetare ka qenë në nivel. Ai vlerësoi se Kosova qëndron e para në rajon sa i përket sundimit të ligjit dhe qëllim ka që të arrijë standardet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndër qëllimet e projektligjit është përditësimi i kornizës ligjore për liritë fetare. Liria e besimit dhe e fesë është e garantuar. Liria e besimit dhe fesë ngërthen të drejtën për të pranuar fenë. Konventa për të drejtat e njeriut përcakton se çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe fesë. Edhe para se të miratohej projektligji, Kosova qëndron mirë për respektimin fetar. Kosova qëndron e para në rajon në sundimin e ligjit. Edhe në këtë fushë Qeveria synon të arrijë standarde në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …