Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me ministren Donika Schwarz. Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës. Kjo seancë është thirrur nga Serbia për shkak të vendimeve të fundit të Kosovës që lidhen me dinarin dhe me mbylljen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. Shteti serb në këtë mbledhje do të përfaqësohet nga Aleksander Vuçiq, dhe pritet që sonte në Nju Jork për herë të parë në kuadër të Këshillit të Sigurimit të ketë një përballje Kurti-Vuçiq për punën e dinarit dhe për çështjen e strukturave paralele. Qëndrimi zyrtar i Amerikës, BE-së dhe shteteve anëtare veç e veç është që vendimi i Bankës Qendrore për dinarin të suspendohet menjëherë dhe të kërkohet një zgjidhje në kuadër të dialogut. Ata kanë shprehur shqetësimet për mënyrën se si është marrë vendimi dhe kanë kërkuar më shumë kohë, në mënyrë që të ketë një informim të serbëve lokalë dhe të mos dëmtohet askush. Megjithatë Qeveria e Kosovës dhe BQK nuk janë zmbrapsur nga vendimi, duket thënë se në këtë fillim të implementimit të vendimit nuk do të ketë gjoba.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …