Kryeministri Kurti e fton në takim kryetarin Thaçi për bashkërendim të veprimeve në politikën e jashtme

Kryeministri Kurti e fton kryetarin Thaçi në takim për bashkërendim politik para Konferencës së Mynihut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Kryetarin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë. Kurti e ka ftuar Thaçin sot për në orën 12:00, 16:00 ose 17:30. Ai ka shtuar gjithashtu si opsion edhe mbrëmjen. Në letrën dërguar Thaçit thuhet se “Duke e ditur përgjegjësinë kombëtare e detyrat institucionale që i bartin pozitat tona, e kur jemi ne prag te Konferences “Munich Security Conference”, ju ftoj ne takim për t’i bashkërenduar qëndrimet tona për çështjet e politikes së jashtme”.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …