Kryeministri, Albin Kurti e ka paraqitur vetveten si pasues të vizionit të simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçit. Gjatë një interviste për televizionin N1 të Bosnjës, ai ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë. “Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie, dhe Vojisllav Sheshelit. Andaj unë e pranoj që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë” ka thënë mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …