Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës në Prishtinë, Jean-Louis Servais. Kurti e falënderoi Servais për takimin dhe mbështetjen e zyrës diplomatike e Belgjikës për Kosovën. Përndryshe takimi është mbajtur pa praninë e mediave, ndërsa bashkëbiseduesit nuk janë prononcuar pas takimit.
