Kryeministri Kurti: Epopeja e UÇK-së ndryshoi popullin dhe historinë sepse kishin vënë shtetin mbi familjen

Kryeministri Kurti: Epopeja e UÇK-së ndryshoi popullin dhe historinë sepse kishin vënë shtetin mbi familjen

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më ceremoninë për shënimin e Epopesë së UCK-se ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndryshoi popullin. “Epopeja e UÇK-së ndryshoi popullin dhe historinë sepse kishin vënë shtetin mbi familjen. Edhe nëse përdorim mijëra fraza, akti i tyre mbetet i pathyeshëm”, ka thënë ai Kurti ka shtuar se Kosovës i duhet ushtri që i garanton territorin. “Ne duam një ushtri të fortë profesionalë, qe mbron dhe garanton sigurinë tonë territoriale. Jemi vend e popull që nuk nënshtrohemi, nuk bëjmë naivin me një shtet që nuk na njeh dhe armatoset vazhdimisht”, ka shtuar Kurti. Ai kërkoi bashkim pavarësisht dallimeve politike. “Borxhi ynë ndaj Jasharëve shlyhet vetëm me shtet ndërtim, unë kërkoj bashkëpunim pavarësisht dallimeve që kemi”, ka përfunduar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …