Kryeministri Albin Kurti, është shprehur i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por ka theksuar nevojën e një konsensusi më të gjerë edhe me partitë opozitare për shpërndarjen e Kuvendit. Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, përmendi si mundësi për zgjedhje pranverën e vonshme, ose vjeshtën. Mirëpo shtoi se për caktimin e datës së zgjedhjeve është e domosdoshme të pajtohen të gjitha partitë parlamentare. Pse mos të bëhemi të gjithë bashkë. Është në natyrën e opozitës që të kërkojë zgjedhje, ndërkaq unë jam në vitin e fundit të mandatit, qeverisja ime në këtë mandat nuk mund të zgjasë më shumë sesa disa muaj. Për mua nuk është thelbësore a do të qeveris në këtë mandat edhe 10 muaj, tetë, apo tre muaj. Por është e rëndësishme që të kemi një konsensus sa më të gjerë për datën e zgjedhjeve”, tha Kurti.

epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER