Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri, Albin Kurti, është shprehur i pakënaqur me planin e BE-së për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Kryeministri, Albin  Kurti,  është shprehur i pakënaqur me planin e BE-së për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit Ai tha se  ajo çfarë ka propozuar BE-ja, nuk mund të ketë më shumë se gjysmën të dedikuar për nenet 7 dhe 10 – që flasin për vetëqeverisjen (vetëmenaxhim, sipas tij) dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve. Kurti tha se është i angazhuar në dialog, por tha se po mungon zbatimi i plotë, pa kushte e pa vonesa i Marrëveshjes bazike dhe Ankesit të zbatimit. Ai  do të ishte i balancuar dhe fer, por që praktikisht është krejt i ndryshëm prej asaj që na është ofruar më 26 prill. Jemi të përkushtuar e konstruktivë, por s’mundet që çfarëdo veçimi që të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10. Unë e kuptoj që nenet 7 dhe 10 janë nene të marrëveshjes bazike dhe unë jam i interesuar që t`i përfshijë patjetër por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmase, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …