Kryeministri Kurti flet për një vendim të pesëshes së BE’së për ta njohur Kosovën

Kryeministri Kurti flet për një vendim të pesëshes së BE’së për ta njohur Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkaktuar debate në Kuvendin e Kosovës pas deklaratës së tij se pesë shtetet e BE-së, Greqia, Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia, kanë marrë vendim për ta njohur Kosovën. Në fakt, Kurti në foltoren e Kuvendit ka qenë duke lexuar një përgjigje kur ka pohuar se në ka një “vendim” për njohjen nga pesë shtetet e BE’së, që janë Greqia, Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia, të cilat ende s’e njohin Kosovën. “Tash edhe vendimi i pesë shteteve mosnjohëse të Bashkimit Europian për ta njohur Kosovën, për të cilin ne jemi duke punuar dhe përmes saj anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe marrja e statusit shtet-kandidat i BE-së dhe anëtarësimi në Këshill të Europës dhe Konventës së saj është një gjë tejet qendrore në angazhimin tonë të mëtutjeshëm”. ka thënë Kurti. Kjo deklaratë e Kurtit është kritikuar për shkak se njohja është akt sovran i secilit shtet dhe nuk mund të ketë një vendim të përbashkët për këtë çështje. Në foltoren e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i kërkoi kryeministrit të publikojë këtë “vendim”, pasi vetë ai e përmendi atë. Kryeministri u përgjigj duke theksuar se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë parashikon njohjen e de facto midis dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …