Kryeministri, Albin Kurti, duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni the se Kosova është për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kryeministri Kurti, foli për kërcënimet nga Serbia, tregoi për investimet në ushtri, po nuk përmendi dështimet

Kryeministri Albin Kurti, në një mbledhje të Lëvizjes Vetëvendosje foli lidhur me kërcënimet nga Serbia, ndërsa tregoi për investimet në ushtri. Ai tha se kur në Europë po zhvillohet një luftë, Serbia po kërcënon dhe se Kosova është përgjigjur duke e rritur buxhetin për ushtri dhe trefishim të buxhetit për armatim. Blemë dronët Bayraktar dhe prokuruam raketat anti-tank Javelin, ndërkaq në kazerma ka 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’u bashkëngjiten sivjet edhe 600 rekrutë të rinj”, tha ai në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të partisë. Kurti edhe kësaj radhe  foli për punët tjera të mira që i ka bërë për tri vjet Qeveria e tij, por si zakonisht nuk foli për dështimet, korrupsionin, sanksionet që ia ka vënë Kosovës BE-ja dhe Amerika, zhgënjimin e aleatëve më meritorë të vendit tonë dhe dobësimin e kredibilitetit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …