Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bosnjë e Hercegovinë është takuar me dy anëtarë të Presidencës, boshnjakun Denis Beqiroviq dhe kroatin, Zhelko Komshiq. Për takimin që kishte me Kurtin, Komshiq ka thënë se e ka falënderuar për veprimin e njëanshëm të Kosovës për heqje të vizave qytetarëve të Bosnjës, duke thënë se pikërisht për këtë është “lëvizje e jashtëzakonshme” nga Kosova. Faleminderit Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne e vlerësojmë një lëvizje kaq të jashtëzakonshme të njëanshme dhe për këtë arsye të pazakontë. Kjo lëvizje sigurisht që do të kontribuojë në një lidhje më të mirë mes qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e shkëmbimit të mallrave të ndërsjella”, ka thënë ai. Komshiq ka folur edhe për kundërshtimin e vizitës së Kurtit në Bosnjë nga ana e Republikës Serbe dhe kryetarit të saj, Milorad Dodik.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …