Kryeministri Kurti i vetmi udhëheqës i shteteve të Ballkanit Perëndimor që nuk e ka konfirmu pjesëmarrjen në Samitin e Ballkanit, i cili nesër do të mbahet në Tiranë. Mediet nga Shqipëria kanë njoftuar se deri më tani, pjesëmarrjen në këtë takim të nivelit më të lartë e kanë konfirmuar, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në këtë samit do të marr pjesë edhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku do të drekojnë bashkërisht dhe në këtë takim joformal do të diskutohet për Procesin e Berlinit. Radio Televizioni i Shqipërisë ka njoftuar se në Samitin e Tiranës, Kosova do të përfaqësohet nga një zëvendëskryeministër.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …