Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në takimin, në të cilin e ka ftuar kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se do të duhej të merrte pjesë në seancën ku do të dëgjohej e dhunuara gjatë luftës nga forcat serbe, Vasfije Krasniqi-Goodman, e jo të organizojë takime të ndara për të përçarë. Kurti ka sqaruar për mediet se si kryetar i Vetëvendosjes nuk ka gatishmëri ta takojë në asnjë rast kryetarin, Hashim Thaçi, por si kryeministër edhe mund ta takojë meqë e ka për obligim.
