Kryeministri Kurti ironizon partitë opozitare, se gjoja nuk janë reformuar dhe për këtë arsye nuk do të lidh koalicion pas zgjedhor me to

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar me ironinë e tij arrogante   se partitë opozitare nuk janë reformuar dhe për këtë arsye nuk sheh mundësi për një koalicion pas zgjedhor me to. Sipas Kurtit, PDK, LDK dhe AAK nuk kanë kaluar nëpër reforma të nevojshme dhe për këtë arsye nuk mund të ofrojnë një bashkëpunim të mundshëm pas zgjedhjeve. Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar në kritikat e Kurtit, duke e akuzuar atë për shkak të faktit që asnjë parti opozitare nuk mund t’i ngjajë partisë së kryeministrit Kurti. Berisha theksoi se partitë opozitare nuk mund të reformohen për të dukur si Kurti duke përmendur aspekte të tilla si përfshirja e Kurtit në veprime që ai i cilësoi si shkatërrim institucionesh  dhe “vjedhje”. Berisha  akuzoi Kurtin për populizëm, duke përmendur si shembuj skenarët që lidhen me ngjarjet si Banjska, sulmet në Ibër-Lepencë dhe largimin e Listës Serbe nga Kuvendi dhe KQZ-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin programin qeverisës të Bedri Hamzës

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin …