Kryeministri, Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë së martës në Tiranë. Ai ka thënë se takimi me Ramën ishte shumë i mirë, konstruktiv e pozitiv si dhe kanë folur për temat aktuale. E para ishte siguria kibernetike dhe isha shumë i interesuar për përvojën e tyre me sulmet e fundit që kanë qenë të dëmshme e kriminale.. Ju e dini që sot kemi themeluar Agjencinë për sigurinë kibernetike”, tha Kurti. Ai më tej bëri të ditur se temë e dytë ishte sfidat me krizën energjetike, ndërkaq njoftoi se KEK dhe KESH kanë bashkëpunim shumë të ngushtë. “Gjatë verës u kemi dhënë shumë energji elektrike Shqipërisë, në mënyrë që të na ndihmojnë gjatë dimrit”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …