Kryeministri Kurti ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të sanksionojë dhe të dënojë Serbinë për agresion ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i  ka kërkuar  bashkësisë  ndërkombëtare që të sanksionojë dhe të dënojë Serbinë për agresion ndaj Kosovës më 24 shtator. Ai para deputetëve të Kosovës tha se nëse kalon Serbia e pandëshkuar ajo mund të përsërisë krimin. Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon e pandëshkuar ajo atëherë do të përsërisë krimin. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë të cilët sulmuan në Banjskë të dielën janë që të gjitha nga Serbia.  Ai  tha se grupet kriminale dhe terroriste në Banjskë të Zveçanit e panë se nuk kanë asnjë shanse me Policinë e Kosovës. Ai kërkoi nga shtetet partnere të Kosovës t’i shpallin terroriste organizatat që veprojnë në veri “Mbrojta Civile” dhe “Brigada e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …