Kryeministri, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me kryetarin e CDU-së për integrimin evropian të Kosovës. Ai ka shkruar se në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me kryetarin e partisë gjermane CDU, Friedrich Merz. “Ne patëm diskutim të mirë për integrimin në Bashkimin Evropian të Kosovës dhe për Ballkanin Perëndimor. Unë e urova z. Fridrih Merz për detyrën e tij të re” ka shkruar në Twitter, kryeministri, Albin Kurti.
