Kryeministri Kurti, ka reaguar publikisht pasi kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se ka siguruar një marrëveshje shumë të favorshme të gazit natyror me Rusinë, gjatë një bisede telefonike me kryetarin rus, Vladimir Putin. “Ata as nuk duhet të takohen më: marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike”, ka shkruar Kurti dhe ka rikujtuar një deklaratë të Vuçiqit në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor të vitit 2021. Në deklaratë Vuçiq kishte thënë se me Putinin ka biseduar për veriun e Kosovës dhe se ia ka treguar se ku ndodhet në hartë. “Unë fola për standardet e dyfishta dhe hipokrizitë e shpeshta në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin i pranoi ato dhe kuptoi mirë se për cfarë isha duke folur, por kërkoi sqarime shtesë, kështu në folëm për veriun e Kosovës, dhe ia tregova atij në hartë”, kishte thënë Vuçiq në atë kohë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …