Kryeministri Kurti ka shfaqur shpresën e tij për kthimin e pushtetit të VV në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë anëtarësimit të 300 anëtarëve të rinj në këtë parti politike si dhe shpresës së kryeministrit, Albin Kurti për kthimin e pushtetit të partisë së tij në Prizren. “Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike” njofton partia Vetëvendosje të ketë thënë në Prizren, shefi i saj, Albin Kurti. Ai është cituar të ketë thënë më tutje se “Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit. Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …