leoni

Kryeministri Kurti ka theksuar se Serbia në vazhdimësi ka bërë dhe po bënë përpjekje për ta mohuar Masakrën e Reçakut

Kryeministri Kurti ka theksuar se Serbia në vazhdimësi ka bërë dhe po bënë përpjekje për ta mohuar Masakrën e Reçakut

Gjatë fjalës në Akademinë kushtuar Masakrës së Reçakut, kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se Serbia në vazhdimësi ka bërë dhe po bënë përpjekje për ta mohuar Masakrën e Reçakut. “Përgjithsisht kur e vërteta është kaq e fuqishme si Masakra e Reçakut, shfaqen edhe narrativa mohuese ndaj saj sikur që ka bërë Serbia që nga dita e parë e Masakres e deri më sot, duke i mohuar e duke u munduar ta falsifikojë këtë masakër. Më datë 5 dhjetor të vitit 2019, presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kjo masakër është fabrikim dhe falsifikim. Ndërkaq dy vjet më vonë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq e përsërit atë që e ka thënë presidenti i Serbisë, falsifikim dhe fabrikim”, tha në mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti. Në aktivitetet e zhvilluara sot për të përkujtuar të rënët në Masakrën e Reçakut, morën pjesë familjar të të rënëve, qytetar të shumtë liridashës, autoritete lokale dhe drejtues të institucioneve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …