Albin Kurti

Kryeministri Kurti ka thënë se për t’u arritur normalizimi në veri nuk duhet bër presion mbi Prishtinën por mbi Beogradin

Pas kërkesave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar në adresë të institucioneve të Kosovës, kryeministri, Alib Kurti ka deklaruar se për t’u arritur normalizimi në veri nuk duhet bër presion mbi Prishtinën por mbi Beogradin. Ai ka theksuar se sundimi i ligjit është i barabartë për të gjithë dhe se nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar. Komunat në Veri janë asete të Kosovës dhe se nuk mund të ketë kryetarë të rinj pa zgjedhje të reja. Ne jemi të vetëdijshëm se legjitimiteti i kryetarëve shqiptarë të katër komunave është i vakët, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje por ata kanë marr pak vota ndërsa të tjerët aspak, ka theksuar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …