Kryeministri, Albin Kurti ka vlerësuar lart gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të kryer detyrat e tyre. Ai ka theksuar se djegia e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është dëshmi se aty ku nuk ka policë ka incidente. “Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të zbatimit të qeverisë së Kosovës.Aty ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente aty ku nuk ka polici ka incidente siç ndodhi në Zubin Potok. Kurrë s’ka qenë më lartë morali i Policëve të Kosovës dhe profesionalizmi i tyre është e shkëlqyer. Unë i falënderohem secilit prej tyre. E gjithë Kosova duhet ta mbështes Policinë e Kosovës. Ju ftoj që t’i përkrahim e t’i duam ata që kaq shumë po e duan Kosovën tonë të dashur” ka theksuar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …