leoni

Kryeministri, Kurti, kërkoi falje për mos heqjen e taksës 100% për mallrat nga Serbia, ashtu sikur ishte zotuar

Kryeministri, Kurti, kërkoi falje për mos heqjen e taksës 100% për mallrat nga Serbia, ashtu sikur ishte zotuar

Kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar falje për moslargimin e taksës 100% për lëndën e parë që importohet nga Serbia, e që ishte paraparë të ndodhte sot, më 15 mars 2020. Ky premtim,  sipas tij,  nuk po realizohet sepse ende nuk paska arritur ta bind partnerin e koalicionit, LDK-në, për qëndrimin e tij që taksa të zëvendësohet gradualisht me reciprocitet. Kjo gjendje do të zgjasë derisa Kurti një ditë do ta bind  LDK-në,  që ta mbështesë mendimin dhe qëndrimin e tij, ashtu sikur e ka bindur gjatë disa muajve në procesin e bisedimeve në krijimin e koalicionit qeveritar.

“Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …