Kryeministri Kurti, kishte marrë vendim antiligjor që produktet e rezervës shtetërore të blihen pa procedura të prokurimit

Në aferën më të re të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrave zyrtare, sot në Prishtinë  policia arrestoi  tre të dyshuar, dy zyrtarë  të Ministrisë së Tregtisë dhe pronarin e hoteleve Ridvan Muharremi, sekser dhe  mik i kryeministrit Albin Kurti. Arrestimi u krye në bazë të përgjimeve e incizimeve  që ka bërë gazeta “Nacionale” ku tregohen presionet që i bëheshin një zyrtari të Ministrisë për ta nënshkruar pranimin e mallit, edhe pse  kishin munguar disa tonë grurë. Por para se të publikoheshin  përgjimet, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte marrë vendim që produktet e rezervës shtetërore të blihen pa procedura të prokurimit, veprim ky i kundërligjshëm,  arbitrar dhe i papërgjegjshëm. Më 26 shkurt të vitit 2022, Qeveria e Kosovës, kishte marrë vendim që të anashkalohet ligji i prokurimit dhe të bëhen negociata direkte. Ky vendim është marrë pas kërkesës së Departamentit të Rezervave Shtetërore, që të mundësohet përjashtimi nga procedurat e prokurimit. Përjashtimi nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të Rezervës Shtetërore të Mallrave, duke shfrytëzuar jotransparencën, i ka mundësuar Ridvan Muharremit që të bënte manipulim  me blerjen e vajit dhe grurit që ishte të destinuar për Kosovë, që dyshohet se nuk ka ardhur asnjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …