Në Mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, tha se nga fillimi i mandatit të tij, buxheti është rritur për 35 për qind. Këta para nesh, pasuronin individët, e tash i ka kap sikleti se pse pasurohet shteti. Me neve ndryshon buxheti i shtetit, dhe jo kontot e individëve, tha ndër tjera kryeministri Kurti, duke mos përmendur rastet kur një i preferuar i një ministreje të tij merr nga buxheti i shtetit 7 mijë e pesëqind euro në muaj dhe sa e sa raste të tilla. Nuk ka folur pse u ndanë trefish më shumë buxhet 4 komunave të vetme të i ka fituar partia e tij dhe lë anash e diskriminon 34 komuna të tjera. Mburret pse e ka lënë jashtë buxhetit Drenicën e Adem Jasharit. Krenohet se po rritet buxheti duke u dhënë veteranëve nga 170 euro në muaj, madje bën kërkesë që numri i luftëtarëve të lirisë, tani veteranë, të zvogëlohet për tri herë. Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe liberalizimin e vizave. Qeveria jonë i plotëson edhe zotimet e rrejshme të qeverive të kaluara. Ne i plotësojmë zotimet tona, por edhe ato të mirat që mund të kenë pasur ata të këqijtë, thotë me arrogancë e përbuzje gati histerike, i pari i qeverisë, Albin Zaim Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …