Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund, me shumë vetëpërrmbajtje i ka komentuar deklaratat e Vjosa Osmanit, e cila në fjalimin e saj vjetor në Kuvend ndër të tjera ka thënë se nuk bën të luhet bixhoz me partnerët ndërkombëtarë. Kurti është përgjigjur se gjithmonë ka qenë në komunikim edhe me presidenten sa i përket politikës së jashtme. Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim, bashkërendim me presidenten Osmani, kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren Gërvalla sa i përket politikes së jashtme. Të arriturat i kemi të përbashkëta dhe kësisoj duhet të vazhdohet. Besoj që forca më e madhe e jonë qëndron te partneritetet. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me to e cenon vetëmbrojtjen e Republikës sonë. Nuk i kam kuptuar as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, as keqpërdorimet e emrave të tyre për të fituar pushtet, as njëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës. Duhet shumë punë dhe angazhim për t’i ruajtur aleancat me partnerët”, pati thënë ajo. RTK
Kontrolloni gjithashtu
Nuk dihet nëse Qeveria e Kosovës po planifikon krijimin e industrisë ushtarake si hap strategjik, apo për fushatë elektorale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar krijimin e industrisë ushtarake, një projekt që shihet …