Albin Kurti

Kryeministri, Kurti, mirëpret vendimin për sanksionimin e grupit të organizuar kriminal, që vepron në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mirëpret vendimin e Shteteve të Bashkuara për sanksionimin e Zvonko Veselinoviqit dhe “grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës”. Dje , autoritetet amerikane thanë se kanë futur në listën e sanksioneve një grup të organizuar kriminal, që përbëhet nga serbët nga Kosova: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq. Një njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Veselinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë. “Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …