Albin Kurti

Kryeministri, Kurti, mori pjesë në Festivalin e Dritës “Hanukkah”, të organizuar nga Bashkësia Hebraike

Kryeministri, Albin Kurti mori pjesë në Festivalin e Dritës Hanukkah, të organizuar nga Bashkësia Hebreje – Bet Isreal Kosova. Ai  iu ka drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti me ç’rast tha se është kënaqësi dhe nder që të marrë pjesë në këtë ditë të shënuar për komunitetin hebre në Kosovë, e aq më tepër t’i uroj dhe përshëndes në emër të trupës qeveritare.  Në të tilla raste ne njohim më mirë historinë dhe kulturën e shtetit dhe popullit izraelit dhe kështu dimë ta nderojmë atë, tha më tej kryeministri Kurti.  “Jam i lumtur që urimin e kësaj date e bëj edhe nga pozitat e gëzimit tonë si komb meqë sot kemi datën tonë më të rëndësishme historike. Secili prej nesh feston datën e një populli e tempulli, ju të tempullit të besimit e ne të flamurit të themelimit.” tha kryeministri Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …