Kryeministri, Albin Kurti, në fjalën e tij në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka folur edhe për pushtetin në Serbi dhe qeverisjen e Aleksander Vuçiqit. Kurti ka thënë se Serbisë duhet t’i ndërpritet ndihmesa aktuale dhe ajo e ardhshme nga BE-ja, Amerika dhe Mbretëria e Bashkuar. Gjithashtu Kurti i mëson ndërkombëtarët se duhet të sanksionohen të gjithë ata që bashkëpunojnë me personat të cilët janë të futur në listën e zeze. Ai ka kërkuar edhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare prej pesë kilometrave në mes të Kosovës dhe Serbisë meqë thotë se Serbia po e keqpërdor heqjen e saj që kishte ndodhur në vitin 2001. Ajo u pat hequr në gushtin e vitit 2001, kur kryeministër ishte Zoran Gjingjit dhe e vranë. Këtë po e keqpërdor regjimi i Vuçiqit, i cili po sjell artileri e trupa shtesë dhe sistem kundër ajror kinez përbrenda këtij rripi prej 5 kilometërsh, ka thënë Kurti.
