Kryeministri Albin Kurti, sot në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë detaje lidhur me takimin e djeshëm me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese. Ai para kabinetit qeveritar ka thënë se kanë diskutuar gjatë për kërkesat e tyre dhe ka insistuar se kategorizimi dhe vlera e shtesave, me të cilat policët nuk janë pajtuar, është bërë me kujdes të shtuar. Dje kishim takim me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të NJISI-së, me të cilët diskutuam gjatë për kërkesat e tyre dhe arsyeshmërinë tonë mbi kategorizimin dhe vlerën e shtesave të rrezikshmërisë. Në takim i njoftuam dhe siguruam ata që kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë dhe të shtuar duke i marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyre, por në të njëjtën kohë duke pasur parasysh edhe kufizimet që ekzistojnë. Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar me përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve për Policinë e Kosovës, tha Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …