Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për zgjedhjet e fundit në katër komunat veriore dhe betimin e kryetarëve të rinj. Ai ka thënë se nesër në ndërtesat publike të këtyre komunave do të bëhet edhe betimi i kryetarëve të rinj që kanë mbetur pa e kryer këtë procedurë. Dje u bë një muaj prej mbajtjes së zgjedhjes në katër komunat veriore. Nuk pati asnjë incident, ishin të qeta dhe paqësore. Frikësimet, linçimet dhe trysnia e shantazhi nga Beogradi zyrtar ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve tonë serbë në këto zgjedhje. Vota e munguar ishte mungesë e vullnetit të lirë, jo shprehje e vullnetit politik. Fushatat e tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në katër komunat tona në veri të vendit janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Por, veç pse diçka që ndodh shpesh dhe vazhdimisht nuk do të thotë që është normale dhe e pranueshme”, ka thënë, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …