Kryeministri, Albin Kurti, në përpjekje për t u paraqitur i gjithë ditur, sikur bën kudo ku shkon, provoi edhe profesionin e mësuesit, por dështoi me turp para nxënësve. Ai dje ka marrë pjesë në inaugurimin e një shkolle në komunën e Besianës, njëra nga 4 komunat ku i ka fituar zgjedhjet vendore. Gjatë këtij aktiviteti, Kurti u shoqërua nga ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci dhe kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi. Bëhet me dije se në një klasë, gjatë orës së mësimit, Kurti ka provuar zgjidhjen e një ekuacioni të klasës së shtatë, por në fund rezultoi se e kishte bërë gabim. Pas publikimit të rastit në rrjetet sociale, kanë reaguar shumë qytetarë të cilët kanë komentuar se zgjidhja është gabim. Gabimin e ka pranuar edhe vetë Kurti pak orë më vonë me një reagim. Ai u drejtohej me një kërkim ndjese nxënësve të klasës ku ishte i pranishëm dhe u thotë se po të mendonte pak, nuk do të kishte gabuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …