Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me deputetë nga Grupi Parlamentar për Punë të Jashtme të Italisë, ku ka shprehur dëshirën për mbështetjen e Italisë në rruhen drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kurti ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe ka falënderuar Italinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in. Në fund të takimit, Kurti ka kërkuar mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar Kosovën si vendin më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Kjo mbështetje, sipas tij do të paraqesë afirmim të vlerave të Këshillit të Evropës dhe njohje të progresit demokratik të Kosovës.
